Komuna Malisheves po përballet edhe me rriqëra, IKSHPK me njoftim dhe rekomandime

Në kohën kur qytetarët tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID19, qytetarët e komunës së Malishevës përballen edhe me një rrezik tjetër tashmë të njohur, atë të rriqrave, transmeton Indeksonline.

Përmes një njoftimi zyrtar IKSHPK ka bërë të ditur se po e përcjellë gjendjen, derisa ka thënë se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektimin selektiv në asgjësimin e rriqrave.

Madje ky institut ka apeluar kujdes dhe ka dhënë rekomandimet.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së.

Të nderuar qytetarë!

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe henorragjike Krime-Kongo.

Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave!

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *