Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për 8 prokurorë të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për 8 prokurorë të Shtetit, të cilët do të rekrutohen nëpër prokuroritë Themelore.

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes e cila është mbajtur përmes video-konferencës.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se me qëllim të realizimit të procesit rekrutues KPK ka themeluar Komisionin për Rekrutim të prokurorëve të Shtetit, Komisionin për rishqyrtim dhe ka caktuar Administratorin e provimit.

“Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar, shqyrtuar dhe miratuar tri raporte të periudhave të ndryshme kohore të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike: Raportin vjetor 2019, Raportin tre mujor janar – mars 2020 dhe Raportin krahasimor dhe analitik shtatë vjeçar. Gjithashtu, është shqyrtuar Draft-rregullorja për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila me disa plotësim-ndryshime edhe është miratuar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se është bërë shpallja e brendshme për avancim për 4 pozita në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *