Ambasadori gjerman postim ne Twitter per vështirësitë që kanë personat me aftësi të kufizuara

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt iu bashkua sot fushatës #visa4children the thirrjës sonë për gjithpërfshirje të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Ambasadori vendosi ta demonstrojë situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke marrë si shembull atë të fëmijëve përdorues të karrocës.

Më poshtë deklarata e plotë e ambasadorit Heldt dhe disa fotografi nga aksioni i tij simbolik dhe shumë domethënës.

Deklarata e ambasadorit:

“Zyra e UNICEFit në Kosovë ka lancuar një fushatë të mrekullushme me 120 karroca. E kam pranu me kënaqësi sfidën nga shefi i zyrës së UNICEF ne Kosovë, Murat Sahin, dhe e kam ridefnu sfidën për nje ecje me karrocë nëpër Prishtinë. Bashkëndjesia është aftësi për ta ndryshuar këndvështrimin. Ne lëvizim lirshëm dhe pa pengesa dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është për njerëzit me aftësi të kufizuara, e në veçanti për fëmijët. Provojeni edhe ju këtë eksperiencë: vetura të parkuara në trotuare apo kafiteri pa toalete të qasshme.
Këso situata i hasim edhe në shkollë.

Përderisa ka qasje në ndërtesë dhe në kat të parë, por kabineti i kimisë dhe toaleti nuk jane të qasshme. Dhe… Duhet pra të bëjmë më shumë të ju ofrojmë qasje të barabartë. Fillojmë më së miri duke e vendosur vetën në këpucat e tjetrit apo në këtë rastë në rrotat e karrocës.

I njëjti diskutim në Gjermani ka rezultuar me ngritje të vetëdijes. Nëse ndërmerrni hapat e duhur, ashtu si ne, do të arrini të tejkaloni këto pengesa të hidhura për të prekurit.

Ju lutem ndihmoni fëmijët të tejkalojnë pengesat duke u sigurar qasje në informatë. E sfidoj sektorin privat në Kosovë të mbështes fushatën e UNICEFit në kosovë për dhurimin e tabletëve dhe llaptopëve për këta fëmijë”.

Ne i themi ambasadorit, faleminderit!

#PërÇdoFëmijë

German Embassy Pristina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *