Donika Kadaj e Aida Dërguti dënohen për hedhjen e gazit lotsjellës

Donika Kadaj e Aida Dërguti dënohen për hedhjen e gazit lotsjellës
Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti kanë marrë dënimin nga Gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2015.

Burime të Direkt.info bëjnë të ditur se deputetja e AAK-së dhe ish-deputetja e Vetëvendosjes janë dënuar me nga 200 euro gjobë.

Me të njëjtën akuzë janë të ngarkuar edhe dhjetëra deputetë të tjerë që ishin të arrestuar për hedhjen e gazit në Kuvend dhe të njëjtit pritet që së shpejti të dalin para Gjykatës.

Aida Dërguti aktualisht nuk është pjesë e skenës politike pas dorëheqjes së ofruar kohë më parë, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është deputete e AAK-së ani pse dje ka votuar kundër Qeverisë Hoti, pjesë e së cilës është edhe partia e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *