Çfarë po ndodhë në LDK? Kush po e detyron Vjosa Osmanin të largohet nga ky subjekt – ja dy veprimet e radhës së kryetares së Kuvendit

Ngjarja më e përfolur këto ditë, ka qenë se Vjosa Osmani dhe deputetët që nuk e votuan qeverinë Hoti do të largohen nga LDK-ja. Reagime të shumta pat në lidhje me këtë ngjarje.

Nga LDK-ja, pat reagime të mëdha duke u shprehur që ky lajm nuk është I vërtetë sepse askush nuk është duke biseduar për tu larguar Osmani nga LDK-ja.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që anashkalimet që po I bëhen Osmanit nga LDK dhe mohimet e shumta të kësaj partie na shtyjnë të mendojm që diçka nuk është në rregull.

“Veprimet mohuese të LDK-së ndaj Vjosa Osmanit na detyrojnë të mendojmë se diçka nuk është në rregull në mes LDK-së e Vjosa Osmanit, se lajmet që qarkullojnë nëpër media për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja më shumë janë të sakta sesa të pa vërteta. Anashkalimi i Vjosës nga Kryesia Qendrore e LDK-së e detyron që vetevetiu ajo të largohet nga LDK-ja. Jo vetëm për Vjosën, por askush nuk do mund të përballonte kësi padrejtësi që ia bënë LDK-ja Vjosës”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi shprehët që Osmani para vetës ka dy veprime të cilat mund të I bëj, të formoj një grup parlamentar të deputetëve dhe tjetri të I bashkohet LVV.

Sulejman Mehazi
“Gjatë Zgjedhjeve Parlamentare ajo shkonte në çdo vend për të prezentuar programin politik parazgjedhor e paszgjedhor si kryeministre e ardhshme e Kosovës, e në anën tjetër t’i mohohet i tërë aktiviteti i saj politik duke e bërë Kryeministër Hotin pa zero vota. Kjo është e pa përballueshme për Vjosën, ajo të marrë votat e Hoti qeverinë. Veprimet e ardhshme të Vjosës mund të jene, ajo, ose do formojë parti të re për të përçarë LDK-në, ose do i bashkohet LVV-së të Albin Kurtit, ose qëllimisht do formojë grupin parlamentar të deputetëve të pakënaqur nga ana e LDK-së për të prishur Qeverinë e Hotit për shkak numrave të deputeteve nen 61”, përfundoi Mehazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *