Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 pacientë me COVID-19, 7 në gjendje të rëndë

106 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas informacioneve të dhëna nga QKUK, gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive është kësisoj:

46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Sot lirohen 6 raste Covid-19 pozitiv, në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.

Gjithashtu u tha se në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive.

“Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me Covid-19.3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektiv”, thuhet tutje në njoftimin e QKUK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *