MSh: Masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik, informata zyrtare lëshohen vetëm nga Qeveria

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, informatat zyrtare për masat kundër COVID-19 lëshohen vetëm nga Qeveria e Kosovës.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhte në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marr nga burimi zyrtar”, thuhet tutje nga MSH.

Ndër të tjerash duhet përkujtuar që nga 1 korriku ishte paraparë të hapen pishinat, të hapen klubet e natës të fillonin dasmat e disa organizime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *