Prokurorëve u jepet e drejta për ekzaminimin e të dhënave financiare të Trumpit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të enjten se të dhënat financiare të presidentit Donald Trump mund t’i nënshtrohen ekzaminimit të prokurorëve në New York.

Gjykata ka marrë vendim se informatat lidhur me rastin mund të mos ndahen pastaj me Kongresin.

Trumpi është presidenti i parë pas Richard Nixonit që nuk i ka deklaruar të dhënat tatimore.

Avokatët e tij kanë argumentuar se presidenti gëzon imunitet të plotë teksa është në detyrë, dhe se Kongresi nuk ka justifikim valid për t’ia kërkuar ato.

Dy komitete të Dhomës së Përfaqësuesve dhe avokati i qarkut në New York, Cyrus Vance, kanë kërkuar qasje në të dhënat disavjeçare të taksave të Trumpit, për të përcaktuar nëse ligjet aktuale për konflikte interesi të një presidenti janë mjaftueshëm të ashpra.

Republikani Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar ndërsa hetimet ndaj tij i ka quajtur “gjah shtrigash”.

Në procesin gjyqësor të iniciuar nga prokurorët në New York, Gjykata Supreme vendosi me shumicë votash se presidenti nuk gëzon imunitet absolut ndaj hetimeve penale.

E kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha pas vendimit se presidenti “nuk është mbi ligjin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *