Infermierët pyesin Zemajn: Kur do na u paguhen ndërrimet e natës nga 18 euro në 36?

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, pas konferencës së djeshme lidhur me kërkesat për pagesën për ndërrime të natës, pagesën e festave dhe vikendeve, si dhe injorimin e këtyre të fundit nga SHSKUK dhe QKUK, kjo sindikatë sot ka takuar edhe ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj.

Në takim, ministri Zemaj shprehu vullnetin për të ndëgjuar të gjitha palët. Ndër të tjera u duskutua për krijimin e një trupe bashkëpunuese në mes të MSH dhe Sindikatës së Infermierëve, për takime të rregullta varësisht prej nevojave të komunitetit dhe mbi bazën e mundësive ligjore dhe buxhetore, ato kërkesa të përmbushen.

Sindikata e infermierëve, mamive e profesionistëve të tjeë sot iu janë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt me një pyetje.

Ata përmes rrjetit social Facebook e kanë pyetur Zemajn se kur do të informohet se ministri ka nënshkruar rritjen e ndërrimit të natës për infiermer nga 18 euro në 36 euro.

“Ministër,

Kur do e shohim titullin në media:

“Ministri nënshkruan rritjen e ndërrimeve të natës për #infermier nga 18€ në 36€” !?”, kanë thënë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *