BEHGJET PACOLLI KËRKOI LEJE PËR T’U KTHYER NË KOSOVË NË PRAG TË FORMIMIT TË QEVERISË: PARALAJMËRON ARBEN VITIA

0 Koment0
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në një përgjigje për Kohën se rregullat janë publike dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.Kujtojmë se sipas një vendimi të Qeverisë për shkak të Covid-19, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të shkojnë për 14 ditë në karantinë.“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia.

Ai shton se ato rregulla do të vazhdojnë të ndryshojnë deri në një vendim të ri.“Këto rregulla janë publike. Ato janë zbatuar për të gjithë njëjtë dhe nuk më takon mua si ministër t’i përcaktojë përjashtimet nga këto rregulla. Kjo do të vazhdojë deri në rekomandimet tjera nga IKSHP dhe vendimet që do jenë në përputhje me këto rekomandime. Natyrisht, e siguroj secilin qytetar të Republikës së Kosovës se ne si Ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve tanë”, ka thënë Vitia.Gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar se Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli sot ka tentuar disa herë të niset me Aeroplan privat për në Kosovë.

Megjithatë, atij i janë anuluar disa fluturime.Një burim i Gazeta Blic brenda Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë ditës disa termine të fluturimit i janë anuluar, Behgjet Pacollit. “Një fluturim i është anuluar në 8 e 30, një në 10 e 30, si dhe dy termine tjera”’, tha ky burim.Ende nuk dihet nëse do të ketë sot prapë ndonjë tentim për të fluturuar për në Aeroportin e Prishtinës, apo do të shtyhet.Ndërkohë, nga Aeroporti kanë thënë se kërkesa e fundit e Pacollit është që fluturimi mund të shtyhet për më vonë.
“Njoftimi i fundit nga Pacolli është se fluturimi mund të vonohet ose të anulohet krejt”, tha një burim brenda ANP-së.Ndërkohe burime të Gazeta Blic nga Ministriria e Shëndetësisë, kanë njoftuar se sot në mëngjes atyre u ka ardhur kërkesa nga Pacolli.“Sot paradite ka ardhur kërkesa në Qendrën Operative Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë për kthimin e Behgjet Pacollit në Kosovë”, tha ky burim i Gazeta Blic, duke shtuar se ai do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.Gazeta Blic merr vesh se Pacolli përmes disa vërtetimeve mjekësore, ka dëshmuar që ka probleme shëndetësore, në mënyrë që t’i iket karantinimit në Qendrën e Studentëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *