Komisioni i Venedikut sot i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti

Komisioni i Venedikut sot i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se ky Komision ka vlerësuar që të pritet dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, njofton Zyra e Kryeministrit.

ZKM-ja tutje ka theksuar se e mirëpresin sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Qeveria shton se kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua dekreti i presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për mandatarin për formimin e Qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *